Ulja e vazhdueshme e temperaturave gjatë këtyre dy ditëve ka krijuar probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa lagje të qytetit të Bulqizës.
Më problematike paraqitet situata në njësinë Martanesh ku i gjithë qyteti i Krastës është pa ujë të pijshëm që prej ditës së djeshme për shkak të ngrirjes së tubacionit kryesor.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, nuk janë raportuar probleme.
Sa i përket rrugëve…:
Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë.
Po ashtu aksi Qaf Bualli – Krastë duhet përdorimi i zinxhirëve.
Aksi rrugor Lurë – Rrëshen vijon të jetë i pakalueshëm prej 3 ditësh.
Aksi nacional Peshkopi – Burrel dhe ai Peshkopi – Kukës, kalohen pa probleme.