I dashuri afgan i Anxhelina Petros e ka pasur friken se dicka e keqe mund te ndodhte, ndaj ka insistuar ne telefon, per te ditur nese gjithcka ne takimin e vajzes me te atin ishte mire, apo jo.
Djali ka thene se kane qene bashke per me shume se nje vit, saktesisht 13 muaj. Anxhelina donte të shkonte të vizitonte babain e saj për shkak të festave. Djali nuk kishte qene dakord, pasi kishte frike. “Ajo nuk kishte raporte te mira me te atin, megjithate une e shoqerova deri afer shtepise”- ka thene ai.
Ishte ora 20:45, kur i dashuri afgan mori ne telefon Anxhelinen për t’u siguruar që kishte mbërritur tek banesa e babait të saj.
Kjo ishte telefonata e parë që mesa duket revoltoi Aleko Petron dhe nxiti debatin mes tyre.
Në orën 21:23, i dashuri telefonoi përsëri Anxhelinën. Ai tregon se biseda zgjati 26 sekonda. “E pyeta si po kalonte, ajo me tha se ishte në shtëpinë e babait dhe nga zhurmat në sfond kuptova që Anxhelina po ngjiste disa shkallë”- ka thene ai.
Pastaj ai tregon se vajza i tha ta mbyllte, nderkohe qe ne sfond degjoi se Aleko po i bertiste. “Është e ndaluar që t’i flas edhe në telefon”?- eshte degjuar vajza qe te pergjigjej, e me pas telefoni u mbyll.
“Me Anxhelinën kishim rënë dakord që pasi të largohej nga banesa e të atit, të takoheshin në një pikë të caktuar, por nuk mbërriti kurrë në atë destinacion”- tha ai.
Pasi Anxhelina nuk shkoi në pikën e takimit dhe nuk i përgjigjej në telefon, i dashuri afgan njoftoi policinë.