Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari është në mbështetje të banorëve të “Astirit” që nga dita e parë e protestës, në Unazën e Re. Në pronocim për mediat, Braimllari shprehet se kjo qeveri hajdute duhet larguar nga pushteti sa më parë.
Prononcimi i deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re
Edi Rama është një kryeministër hajdut. E mbani mend se çfarë tha ditët e para të protestës nuk kam para tha për dëmshpërblim sepse paratë e dëmshpërblimit të Unazës do investohet për çerdhe, shkolla e spitale. Por çfarë u vërtetua dy javë më pas?
Këto para nuk shkonin për shërbim publik, por shkonin drejtpërdrejtë në xhepat e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Afrim Qëndros dhe të kompanive offshore në Amerikë. U vërtetua vjedhja e hapur që Edi Rama do të bënte në Unazën e Re. E mbani mend Taulant Ballën që krekosej dhe thoshte se një grup njerëzish mbajnë peng zhvillimin e qytetit. Çfarë u vërtetua 3 javë më pas? Që vetë Taulant Balla fitonte 60 milion euro nga investimi në zonën këtu, duke devijuar shtratin e lumit Lana dhe duke nxjerrë 1300 familje në rrugë.
Pra del e qartë që Edi Rama dhe kjo qeveri është qeveria e hajdutërisë. Ndaj unë kam një mesazh nga zona e Astirit për të gjithë Shqipërinë. Të bashkohemi të gjithë bashkë si kjo protestë, të marrim mesazhet më të qarta si kjo protestë. Sepse duke qenë të gjithë të bashkuar si këtu në Unazën e Re, të jeni të bindur që do ta largojmë Edi Ramën dhe këtë qeveri. Sot nuk është çështja të largojmë një qeveri dhe të sjellim një qeveri tjetër. Sot është çështje filozofie pushteti. Të largojmë filozofinë e hajdutërisë së Edi Ramës, filozofinë e vjedhjes së pronës, filozofinë e korrupsionit, dhe të sjellim filozofinë e shërbimit qytetar. Sot më shumë se kurrë të gjithë ne kemi nevojë të ndërtojmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Dhe që Shqipëria të bëhet shtëpia jonë, duhet që gjithsecili nga ne të investojë në këtë vend, duke filluar nga qeveria e para. Ndaj unë ju falënderoj dhe iu bëj thirrje që të gjithë nesër ti bashkoheni protestës së studentëve.