Goditje e dyfishtë për Glasgow Rangers.
Pas zyrtarizimit të Jermain Defoe, skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard kërkon të bëj edhe dy goditje të tjera. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Jordan Jones, i cili pritet të vij nga Kilmarnock, si dhe Glen Kamara nga Dundee.
Gjithsesi, irlandezi dhe finlandezi pritet të bashkohen me skuadrën si transfer i lirë në sezonin e ardhshëm, duke shtuar cilësitë te gjigandët skocez. Kujtojmë që te Rangers aktivizohet edhe mesfushori i krahut te kombëtarja shqiptare, Eros Grezda.