Kotzias bën deklaratë të fortë: Rama e shkarkoi Bushatin pas përplasjeve për…

0
148

Për disa vite ata ishin bashkëpunëtorë të mirë, por marrëdhënia e tyre njohu ulje dhe ngritje. Ish-ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias flet fjalë të mira për Dtimir Bushatin. Sipas tij, shkarkimi ka ardhur pas përplasjeve që ata kishin për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte një ministër i jashtëm tepër i guximshëm dhe i vendosur në idetë e tij, më seriozi për të negociuar  me Greqinë. Edhe pse i ri, ishte tepër i matur dhe i pjekur. E respektoj shumë për aftësitë e tij. Ditmir Bushati për mendimin tim nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, dmth ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta sepse kishim bërë këtë përpjekjen për një paketë marrëveshje. 

Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese të certifikojë reformat e kryera në një sërë çështjesh. Nuk arritëm periudhën e verës sepse u shpërbë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nuk kishte lidhje me ne vonesa. Problemi i dytë, ka të bëjë me Greqinë. 

E kam informuar kryeministrin Cipras me detaje. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë. Nuk do flas për këtë. Kur të flas do i mësoni detajet. Por Greqia, dhe referohem në fuqitë e djathta dhe të djathta ekstremiste, duhet të bëhet serioze. Ata luajnë si patriotë dhe i vumë re se ku na drejtuan me Qipron.  Pseudopatriotizmi dëmton vendin”, është shprehur ish-ministri për mediat greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here