Edhe mbrëmjen e sotme banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën me protesta.
Banorët e Astirit, tashmë prej 64 ditësh po protestojnë me pankarta në duar, thirrje e brohoritma.
Banorët kërkojnë dëmshpërblimin në vlerën e tregut për banesat që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Ashtu si banorët edhe deputetë të opozitës kanë mbështetur protestën, duke iu qëndruar atyre pranë.