Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar mëngjesin e sotëm me anë të një postimi në Facebook ku komenton situatën ekonomike në vend.
Spahiu shprehet se tashmë më shumë para shkojnë për qeverinë që abuzon me fondet dhe më pak para shkojnë në xhepat e shqiptarëve.
Më poshtë postimi i plotë i Spahiut:
Më shumë para qeverisë që vetëm abuzon me fondet dhe më pak para në xhepat e shqiptarëve.
—–
3.5 % më shumë shpenzimet për familjet shqiptare për drita dhe ujë, krahasuar me 2007.
2.2 % shpenzime më shumë për familjet shqiptare si pasojë e rritjes së tarifave të arsimit.
0.97 % rritur shpenzimet e buxhetit të familjeve shqiptare si pasojë e rritjes së taksës së qarkullimit tek karburantet.
Ndërkohë, shpenzimet për ushqime janë 3.5% më pak dhe ato për veshje -1.9%.
Këto janë “sukseset” e Rilindjes, familjet shqiptare paguajnë taksa e tarifa më shumë duke u keq ushqyer e veshur më keq se DHJETË VITE MË PARË!