Nuk keni parë gjë akoma. Nga ky muaj do të paguani edhe taksë për…

0
154

Faturat e janarit të Ujsjellësit do të vijnë së bashku me taksën e banesës në bazë të metodologjisë së re. Agron Haxhimali kreu i vendorëve shprehet se tashmë problem mbetet mbledhja e të dhënave për të cilat bashkitë duhet të angazhohen me grupe të vetat.

Nga ky muaj qytetarët shqiptarë do të paguajnë në faturat e ujit taksën e banesës, e cila është 0.05% e vlerës së ndërtesës, llogaritur mbi çmimin e referencës.

Kreu i shoqatës së bashkive deklaron se përsëri ngërçi qëndron në mbledhjen e të dhënave për pasuritë. Haxhimali i kërkon bashkive që të ngrenë grupe të posaçme për mbledhjen e tyre.

Haxhimali: Ka një vullnet bashkëpunimi jashtëzakonisht të dobët. Thembra e Akilit, ajo që quhet kadastra fiskale e premtuart nga qeveria për tu bërë brenda 2018, ka dështuar. Përsa kohë nuk kemi kadastrë fiskale me të drejtë ju thoni a do jenë në gjendje bashkitë ti mbledhin.

Ligji për mënyrën e re të përllogaritjes së takës për banesat ka hyrë në fuqi që në 1 prill. Por Haxhimali thotë se qytetarët nuk kanë asnjë detyrim ta paguajnë atë pasi nuk janë njoftuar

Haxhimali: Asnjë qytetar nuk detyrohet të paguajë dhe nuk duhet ta paguajë taksën për 9 mujorin e kaluar, sa kohë nuk është njoftuar për të zbatuar dhe për të paguar këtë taksë nga bashkia. Çdo bashki që bën të tilla manovra është në shkelje të ligjit.

Aktualisht në Shqipëri janë të regjistruara vetëm gjysma e pasurive fakt, i cili është një pengesë për zbatimit e metodologjisë së re të taksës. Në bazë të pagesës së re qytetarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së një banese  dhe bizneset 0.2%. Një shtëpi në Tiranë që ka vlerën 100 mijë euro, do të paguajë 50 euro në vit ose 4.1 euro në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here