Futbollisti më i paguar me origjinë shqiptare. Kjo është vlera e “çmendur”

0
128

Granit Xhaka është futbollisti më i paguar nga të gjithë lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë për klobet apo kombëtaret e futbollit kudo në botqë.

Në fakt, futbollisti i Arsenalit vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë shqiptar.

Të paktën ky është vlerësimi në bazë të një studimi të realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES) me bazë në Neuchatel të Zvicrës.

Fakti se ka pësuar rënie në dallim nga viti i kaluar nuk e pengon futbollistin prishtinas të mbetet futbollisti me vlerën më të lartë.

Mesfushori kreativ vlerësohej 68 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij është 62,9 milionë.

Xhaka është pjesë e rregullt e Arsenalit dhe lojtar mjaft i rëndësishëm i Përfaqësueses së Zvicrës prej disa vitesh.

Duke e pasur parasysh moshën e tij, vlera e Xhakës mund të rritet këtë vit ose në vitet në vazhdim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here