Ka më shumë mistere te Mona Liza se vetëm buzëqeshja e saj e mistershme.
Efekti Mona Liza quhet koncepti se sytë e saj ju ndjekin nga çdo kënd që e shikoni. Ky mister ka magjepsur mijëra adhurues të artit.
Por një grup shkencëtarësh nuk janë të bindur nga misteri i portretit të famshëm të Leonardo da Vinçit.
Studiuesit nga Universiteti i Bielefeldit në Gjermani e vështruan nga afër këtë efekt për të parë nëse sytë e Mona Lizës vërtet ndjekin nga çdo kënd shikuesin që lëviz përpara pikturës në muzeun e Luvrit në Paris.
“Njerëzit e vlerësojnë shumë mirë nëse janë apo jo duke u vëzhguar nga dikush tjetër thotë psikologu Gernot Horstmann, një ekspert për lëvizjen e syrit dhe bashkëautor i një studimi mbi efektin Mona Lisa të botuar këtë javë në revistën i-Perception, raporton Newsbomb.al.
Studiuesit thonë se ky efekt ndodh vetëm kur objekti i një fotografie ose pikture shikon përpara drejt shikuesit. Ata i zmadhuan sytë e Mona Lizës në një ekran kompjuteri dhe përdorën një grup vullnetarësh për të raportuar mbi efektin.
Nga studimi rezultoi mungesë e konstatimit të këtij fenomeni dhe shkencëtarët konkluduan se Mona Liza nuk e ndjek shikuesin me sy.