Përkundër premtimeve pë rrritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës për mësuesit dhe jo vetëm, Viti i Ri që në ditët e para të tij, po flet kundër qeverisë.
Mësuesit nuk kanë marrë ende rrogat e tyre, ndonëse paga e dhjetorit duhet të kalonte që në datën 4 janar.
Po ashtu mësohet se Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave kanë qenë hermetike dhe nuk kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë vonesë tashmë prej 4 ditësh dhe me gjasë duhet të pritet e hëna nëse rrogat e tyre do të kalojnë apo jo, për shkak se është fundjava para.
Mësuesit kanë pritur që rroga mund të hidhej soj, por ende nuk ka kaluar asgjë, ndërsa në të gjithë vendin janë 36 mijë mësues.
(B.B/ Faxweb.al)