Një rrugë origjinale për t’u bërë i pasur, por mbyllet keq aventura e 22-vjecarit shqiptar

0
121

Një i ri shqiptar që jetonte në Itali, kishte zgjedhur një rrugë origjinale për t’u bërë i pasur. Por, aventura e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është zbuluar rruga e paligjshme.

22-vjecari është arrestuar nga Policia Italiane në Vaiano, Toskana pasi akuzohet se shiste drogë sintetike përmes kontakteve të tij në rrjetet sociale.

Ai u arrestua në bazë të një vendimi të gjykatës së Prato. Ai nuk shiste vetëm hashash dhe marijuanë, por drogë sintetike të llojeve “AK 47” dhe “K2”.

Mediat italiane shkruajnë se droga që shiste shqiptari është 30 herë më e rrezikshme se kanabisi bimor. I arrestuari u gjurmua dhe më pas u shoqërua në shtëpinë e tij nën arrest shtëpiak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here