Çështja Icardi është kthyer në një ndër rastet më të vuajtura nga tifozët e Inter. Mes drejtuesve dhe Wanda Nara-s (agjenta e tij) nuk ka konsensus, shkëndija dhe fërkime lindin çdo ditë mes tyre.
Së fundi, në Argjentinë Tyc Sports ka bërë me dije se Wanda iu ka komunikuar dirigjencës së Inter se Mauro Icardi nuk do të rinovojë kontratën me zikaltrit. Kapiteni është i lidhur me Inter deri në vitin 2021, por ky hap për të mos rinovuar hap menjëherë pistat për largimin e tij.
Në total janë tre skuadra që interesohen fort për shërbimet e tij. Në krye të listës qëndron Real Madrid, i ndjekur nga Chelsea. Por, media në fjalë thekson se edhe Juventus qëndron gjithë sy e veshë, gjithsesi kjo alternativë nuk preferohet nga vetë lojtari.
Icardi kaloi nga Sampdoria te Inter për 13 milionë euro, ndërsa sot ka klauzolë largimi 110 milionë euro. Sipas agjencive që bëjnë përditësimin e të dhënave të vlerave të lojtarëve, vlera e argjentinasit aktualisht është 90 milionë euro.