Ish-shefi i CIA-s amerikane, gjenerali në pension David Petraeus. ka bërë deklarata të forta në lidhje me NATO-n dhe gjithashtu edhe me rolin e Putinit. Petraeus ka deklaruar se NATO është e fuqishme, është organizmi më i fortë ushtarak në botë dhe se Putin e regjimi i tij vetëm sa e ka rritur forcën e organizmës ndërkombëtare në ushtri, shkruan RT.
“Rusia vetëm sa ka ndikuar që NATO të rritet dhe të forcohet, e i ka dhënë një arsye për të jetuar, gjithashtu”, tha gjenerali në pension, gjatë një konference për mediat në Nju Delhi, Indi. Petraeus theksoi se Moska bëri që aleanca të vendoste më shumë trupa dhe avionë në Evropën Lindore dhe në vendet baltike, si dhe të ngrinte qendrat e reja të komandës në rajon. “Kjo është bërë nën pretekstin e luftimit të “agresionit rus”, pasi marrëdhëniet midis NATO-s dhe Moskës u përkeqësuan vazhdimisht gjatë presidencës së Vladimir Putinit. Në këtë kuptim, Putini është “dhurata më e madhe” që NATO ka marrë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, tha gjenerali amerikan. Gjenerali në pension tha se “agresioni ushtarak rus” që mund të jetë ndoshta edhe pretekst, ka bërë që prania ushtarake e NATO-s të jetë e pranishme edhe në vende që dikur ka qenë pak, si Ukraina, Polonia e shtete të Europës Lindore.
Kremlini nga ana tjetër kundërshton aksionet e NATO-s dhe gjithashtu edhe praninë ushtarake perëndimore në Europën Lindore. Gjenerali David Petraeus me katër yje u konsiderua të jetë një nga politikbërësit më me ndikim në administratat e George W. Bush dhe Barack Obama. Para se të emërohej kreu i CIA-s, ai udhëhoqi Komandën Qendrore Amerikane.