Malaj: Situata e ftohtë dhe shkolla me batanije!

0
121

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar ashpër për situatën problematike të fëmijëve në shkolla. Malaj pasqyron në rrjetin social facebook një realitet të trishtë për nxënësit dhe familjet shqiptare që janë të detyruar t’u japin fëmijëve, batanije në shkolla.
Statusi i plotë:

Dimri është muaji me i ftohte i vitit, qe vazhdon perreth 3-muaj. Sa here qe stina e ftohte e dimrit dhe debora mbulon qytetet tona , kemi bllokim rrugesh, paralizim qytetesh dhe pezullim mesimesh! Situata që po perballemi sot , tregon qe nje pjese e mire e nxenesve e kane zhvilluar mesimin me batanie per mungese ngrohje dhe menaxhimi. Nuk e di si mundet qe ne kete situate askush te mis reagoje! Dimri është nje stine qe tegjithe e presim, si ciken i stineve dhe askush nuk mund të thotë qe nuk e presim kaq të ftohte.., A duhet ndonjehere te mendojme seriozisht per keto nevoja bazike te vendit tone , si pushteti qendrore dhe ai lokal dhe te menaxhojme situatat , qe mos te kalojme ne gjendje emergjencash??? Kur do te ndodhi kjo dhe kush do marri persiper qe punoje per kete vend??? Nga njera ane shkolla pa ngrohje, femije me batanie ne krahe, nga ana tjeter bageti te bllokuara nga bora dhe pamundesi per te levizur e se fundi gruaja që fatmiresisht lind ne qendren shendetesore femijen per arsye se bora bllokon rruget është nje thirrje per te mobilizuqr shoqerine dhe institucionet qe te ndihmojme njeri- tjetrin ne keto situata te veshtira per femijet, grate shtatezena, te braktisurit e te moshuarit. Sot cdo jete njeriu eshte shume e vlefshme per cilindo prej nesh!

Fotografia e Nora Malaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here