Protesta e studentëve që ka nisur në të gjitha fakultetet është tensionuar para pak minutash tek Universiteti Politeknik në qëndër të Tiranës.
Protestuesit kanë dashur të nxjerrin në korridoret e godinës, karriget dhe tryezat nga sallat e leksioneve, por nuk janë lejuar nga rojet private.
Këta të fundit i kanë penguar të rinjtë dhe kanë kërkuar përforcim nga Policia e Shtetit. Po ashtu, të dyja palët kanë ushtruar presion mbi të rinjtë, për të mos e vazhduar protestën. Ndërkohë, disa studentë kanë dashur të hyjnë në mësim, pasi janë kërcënuar se do t’u rreshtoheshin mungesat nëse vazhdonin të qëndronin jashtë auditoreve. Gazetari i Syri.net sjell pamjet në vijim