Analiza/ Policia e Shtetit duhet te kerkoj falje dhe dikush duhet te japi doreheqjen

0
141

Nga Zirkon Disha

Cfare kuptohet nga mesazhi i Policise se Shtetit, shperndare ne rrjetet sociale si nje reagim i qendreses se studenteve?

Citoj:
“Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.”

Kjo do te thote se policia e shtetit ka vendosur nen pergjim qindra studente, pasi cileson “persona te caktuar” duke i bashkengjitur disa cilesi veprimeve te tyre.
Ne fakt cdo veprim i papajtueshem me rregulloren brenda ambienteve universitare merret ne shqyrtim nga rregullorja e brendshme e universitetit/fakultetit dhe ligjit te arsimit te larte.
(per shkak te deficences nga ligji i ri i arsimit, rregulloret e fakulteteve nuk ekzistojne, pasi rregulloret duhet ti pershtaten ligjit dhe akteve nenligjore qe mungojne)

Citim: paragrafi 2
“Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.”

Policia e shtetit nuk tregon se cfare kundervajtje administrative kane konsumuar, pasi te gjitha kundravajtjet jane te parashikuara ne ligj dhe gjithashtu cfare vepre penale paskan kryer, bazuar ne cilin ligj, nen, etj…. (dmth policia e shtetit po ben propagande politike, pasi nje polici profesionale citon ligjin, nenin, etj…)

Citim paragrafi 3

“Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.”

Ketu serish kemi nje thirrje te cuditshme e cila sic duket bazohet ne “pergjime te jashtligjshme”

“Barre shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore”
Cfare do te thote barre rekordes policore?

I gjithe paragrafi eshte shantazh i hapur dhe antikushtetues ndaj studenteve dhe jo vetem, eshte kercenim ndaj lirise!

________
Policia e Shtetit duhet te kerkoj falje per kete deklarate te turpshme, antikushtetuese, shantazhuese dhe diskriminuese.
Dikush duhet te japi doreheqjen, pas ketij mesazhi kriminal dhe te turpshem!

Fotografia e Zirkon Disha
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here