Del video ekskluzive: Ja si RENEA nuk ndaloi në Elbasan kriminelët me makina të blinduara…

0
243

Artan Hoxha nxjerr videon ekskluzive: Ja si RENEA nuk ndaloi në Elbasan kriminelët me makina të blinduara.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Repolitix në Report Tv , gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikoi videon ekskluzive nga një aksion që RENEA ka ndërmarrë në 25 korrik të vitit 2018 në qytetin e Elbasanit. Në pamje duket një operacion i RENEA-s, pasi ishte dhënë informacioni se po lëvizte një grup i strukturuar kriminal, por në mënyrë të habitshme RENEA nuk ka ndërhyrë.

Në pamje duket sesi kalojnë makinat e blinduara të eksponentëve të lidhur me krimin, por RENEA nuk ndërhyn, ndërkohë që kontrolluan një makinë ku nuk është gjetur asgjë, me qytetarë të zakonshëm. Gazetari Hoxha shprehet se ata që lëviznin asokohe me makina të blinduara, sot i kanë shitur, por vijojnë që të jenë ende të lirë.

“Në 25 korrik të 2018 RENEA kishte marrë informacion për lëvizjen e një grupi të armatosur kriminale me mjete të blinduar. Këto janë mjetet me të cilat ka lëvizur, por sikur e shikoni makinën që RENEA ndalon, nuk ka lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që sikur shikohet në video del ‘Benz’-i i parë i blinduar, i pari dhe i treti janë të blinduar nga 4 makina. Kjo eskortë ishte kërkuar të ndalohej, por nuk u ndalua kjo. Nuk e di a është bërë qëllimisht?!

E lëvizën 10 metra më tej aksionin. Ndërsa ata (eskorta e blinduar) kur kalojnë ia bëjnë edhe me dorë RENEA-s. Kjo është situatë qesharake. Pasi publikuam lajmin me fotot, këto mjete të blinduara janë shitur sot dhe janë në Tiranë. Nëse RENEA do të kishte kontrolluar mjetet e tjera do të kishte rezultat spektakolar. Ata që lëviznin me atë eskortën janë ende të lirë sot….”tha Artan Hoxha

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/584325931994855/?t=13

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here