Infrastruktura rrugore në vendin tonë, lë shumë për të dëshiruar. Moti i keq dhe zbardhja e vendit nga dëbora, kanë nxjerrë “zbuluar” Qeverinë.
Institucioni kompetent, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, duket se ka ndryshuar devijim.
Pavarësisht kompetencave, drejtuesit e saj, zgjedhin të bëjnë propaganda në universitete.
Një ditë më parë, Ministri në ikje i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe pasardhësja e tij Belinda Balluku, kanë zbarkuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Dy qeveritarët janë takuar me profesorë të këtij fakulteti me pretendimin se janë të interesuar për hartimin e një strategjie të re bashkëpunimi.
Ndërkohë që zyrtarët qeveritarë zgjedhin të bëjnë propagandë dhe të heshtin zemërimin e studentëve, nga ana tjetër, Shqipëria është pu.shtuar nga dëbora dhe akse të tëra rrugore janë të pakalueshme.
Një situatë e tillë, nuk është se mbiu paparitur, por ishte e paralajmëruar më herët.
Por, Gjiknurin duket se nuk e shqetëson kjo anomali. Në këtë mënyrë, krah për krah me të emëruarën e re Belinda Balluku, i ashtuquajturi ministri i s.kandaleve, zbarkon në audtitore.
Emri i Damian Gjiknurit, gjatë kohë që ai ka mbajtur pozicionin e ministrit, ka qenë më i alkuari në media, për s.kandale.
Kundrejt tij janë drejtuar akuza në lidhje me afera të dyshimta ko.rruptive, ku në lojë kanë qenë shuma marramendëse parash.
Risjellim në vëmendje, se Gjiknuri është një nga ministrat e akuzuar për mega aferën e ÇEZ.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek ÇEZ, i cili ishte pronar i 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Si përgjegjës për këtë dëm, gishti akuzues u drejtua ndaj Damian Gjiknurit.
Më herët opozita,ka hedhur dyshime se Gjiknuri, ka krijuar pasuri të dyshimta, në bazë të kësaj afere.
Nisur nga s.kandalet që kanë shenjëstruar emrin e tij, duket se ai ka krijuar imunitet dhe se të njëjtën metodë po ia përcell edhe zëvendëses së tij.
Pavarësisht se edhe ndaj Belinda Balluku, nuk kanë munguar akuzat.
CNA.al ka raportuar më herët se Belinda Balluku ka mister shkollimin dhe CV-në e saj, të cilën nuk e gjen dot as në faqen zyrtare të ALBCONTROL (ANTA), as në faqen e Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe as në faqen e Kryeministrisë. Një mister i plotë me CV-në e Belindës, që karrierën e ka të plot, por shkollimin mjaft të dyshimtë.
KORRIERI