Një gjuetar nga Rusia, ka vrarë aksidentalisht djalin e tij 18-vjeçar. Baba e bir kishin dalë për gjueti në pyll, por në një moment i ati e ka qëlluar aksidentalisht djalin pasi e ngatërroi me një dre.
Ai u trondit kur e pa djalin e vet të shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku.
18-vjeçari ndërroi menjëherë jetë. Babai është dërguar në burg për vrasjen, për shkak të neglizhencës dhe mund të dënohet me të paktën 2 vite burg.