Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziut, në një panel gazetarësh e analistësh. Në intervistën e tij , Basha ka folur rreth debatit të hapur sot për mosdekretimin e Gent Cakës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta.
A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?
Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.