Xha Llazi endacak dhe lali Eri zemërmirë

0
157
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj dhe qytetare te Tiranes, gjate nje proteste para godines se Gjykates Administrative te Apelit, kunder ndertimit te nje pallati 17 katesh prane diges se Liqenit Artificial./r/n/r/nTirana's Mayor, Erion Veliaj and citizens of Tirana, during a protest before the building of the Administrative Court of Appeal against the construction of a 17 storey building near Artificial Lake.

U tremba kur nga ashensori më doli një plak i palarë,me pallto te rreckosur,këpucë te grisura sa i dukeshin gishtat dhe me një shall vrima vrima. M’u dhimbs,mendova se po shkonte derë më derë të lypte. Futa dorën në xhep e nxorra kuletën,por:
-Hahaha,mos u harxho!- më tha e më rrahu krahët.
U pataksa . Ishte…xha Llazi. Fqinji e miku im i mirë.
-Ç’të ka gjetur kështu? Të kanë grabitur,sulmuar,keqtrajtuar?
-Jo,jo,-më qetësoi. -Më bënë çunat ketë çrregullim.
-Cilët?
-Ekipi i tv. Më llangosi e më dreqosi dhe bashkë me ca shokë na çuan te bashkia. Atje në korridor,Lali Eri na përqafoi e na tha se do kalonim bashkë me të ditët me ngrica. Na dhanë ushqim e çaj. Sa i mbaruam iku ai,morëm pagesën dhe ja,erdha. Rrobat t’i kemi falur ,më thanë. Hahaha,do trembet gruaja.
Nuk më gënjeu. Për dy ditë rresht më mbiu në sy në çdo televizion xha Llazi endacak e Lali Eri zemërmadh…

Nga Agim Xhafka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here