Temperaturat e ulëta, ekstreme, që kanë mbizotëruar këto ditë dhe reshjet intensive të dëborës kanë sjellë probleme në të gjithë vendin.
Si pasoje e këtyre temperaturave Liqeni i Komanit ka ngrirë në sipërfaqe, ndërsa malet rreth tij janë zbardhur nga dëbora.
Zonat e thella të Dukagjinit vijojnë të jenë të bllokua nga bora duke vështirësuar jetën e banorëve. Edhe në Dibër në fshatrat e thella malore haset e njëjta problematikë.
Probleme ka dhe në Pukë e Kukës si dhe Korçë. ARRSH njofton se në akset Mjedë – Pukë – Fushë Arrëz –Kukës, qarkullohet me zinxhir.
Po ashtu në aksin Skuraj – Burrel – Klos – Peshkopi, rruga është e kalueshme me zinxhir. Trashësia e dëborës në këtë zonë shkon deri në 50 cm.