Zbardhet e vërteta/ KLSH, zbulon 1.4 miliardë lekë abuzime në Ministrinë e Olta Xhaçkës…

0
193

Vidhen armët amerikane në bazën më të rëndësishme të vendit dhe të NATO-s në Shqipëri. KLSH, zbulon 1.4 miliardë lekë abuzime në Ministrinë e Olta Xhaçkës me riparimet e helikoterëve

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, FA: Papërgjegjshmëria e një njeriu, nuk na njollos

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar lidhur me vjedhjen e depos së armatimit në Pashaliman.

Përmes një deklarate, FA bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se pesë persona janë çuar për ndjekje penale, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

“Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe aftësinë operacionale të Forcës Detare. Theksojmë edhe një herë se, pa përgjegjshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.”, thuhet në njoftimin e FA.

Në bazën ushtarake të Pashalimanit janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.

Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja. Janë vjedhur tre armë automatike, të cilat arrijnë vlerën e 8 mijë eurove. Armët kanë qenë në një tip kasaforte, e cila është hapur me forcë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here