Një makinë me dy punonjës të Bashkisë Librazhd raportohet të ketë rënë në humnerë. Mjeti po shoqëronte një fadromë e cila po hapte rrugën e bllokuar nga dëbora.
Punonjësit kanë mundur të hidhen nga mjeti në momentin që ai po rrëzohej. Ata janë dërguar në spital, ku mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti ka rrëshqitur nga akulli në rrugë.