Me prova, Rama qëndron pas dhunës tek studentët…Ja si qëndron e vërteta!!

0
125

Dhuna e paprecedentë ndaj studentëve protestues në fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut duket se e ka zanafillën pak më sipër policëve gjaknxehtë që janë filmuar teksa fyejnë e godasin studentë brenda ambienteve universitare.

I vënë përballë krahasimit me Ramiz Alinë tek Arian Çani, se as lideri i fundit komunist kishte lejuar goditjen e studentëve brenda auditoreve, Edi Rama i quajti ata zaptues të Universitetit. Kryeministri më pas shtron pyetjen se pse nuk duhet të preken studentët, për ti dhënë vetë përgjigje më pas.

“Ça janë ata? Kush janë ata?” – u shpreh kryeministri. Ky targetim i studentëve si zaptues përbën provën e implikimit indirekt të Ramës në dhunën ndaj tyre.

Edhe rrahja e studentëve nuk mund të kryhej pa ndjekur një procedurë zyrtare. Mësymja e forcave të rendit brenda universitetit nuk mund të bëhet pa kërkesë ose leje nga drejtuesi i universitetit. Çdo ndërhyrje tjetër do të ishte në kundravajtje me ligjin.
Dhe policia e kishte në dorë kërkesën.

Kërkesë e shkuruar nga Administratori i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa. Një militant i PS-së, që më parë ka shërbyer si drejtor tatimesh në Elbasan.

Në rastin më të mirë, dhuna e policisë ndaj studentëve është një neglizhencë dashakeqe e kryeministrit. Në të kundërt, kemi një kryeministër që kur vendos të quajë dikë zaptues, përdor të gjitha format, edhe një pseudo-drejtues të pavarur institucioni arsimor, për të goditur 20-vjeçarë në të drejtën e tyre./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here