Tre skiatorë kanë humbur jetën dje dhe një rezulton i zhdukur, për shkak të një orteku pranë Lech, një lokalitet në perëndim të Austrisë, ka bërë me dije policia.
Trupat e tre viktimave (57, 36 dhe 32 vjeç) janë gjetur dje në mbrëmje, disa orë pas alarmit të lëshuar nga bashkëshortja e njërit prej tyre.
Policia e Vorarlberg ka bërë me dije sot që kërkimet për skiatorin e katër gjerman, një djalë 28 vjeçar, janë ndërprerë për shkak të motit të keq dhe rrezikut nga orteqe të tjera.
Me fatkeqësinë e djeshme shkon në 24 bilanci i të vdekurve nga moti i keq, i regjistruar që nga fillimi i muajit në Europë.