Protesta e banorëve në Astir vazhdon prej kohësh të mos ndalet. Njoftohet se sot fadroma ka shkuar t’u shembë shtëpitë, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria për dëmshpërblimin.
Banorët e zonës së “Bregut të Lumit”, në Tiranë, po protestojnë kundër prishjes se banesave të tyre në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Bulevardit të Ri.
Banorët shprehen për Fax News se fadromat kanë ardhur për të shembur shtëpitë e tyre, ndërkohë që ende presin një përgjigje nga bashkia për dëmshpërblimin total të pronave të tyre. Ata akuzojnë qeverinë se po i trajton me dy standarde.
(M.Q/Faxweb.al)