Fakulteti i Mjeksisë i bashkohet protestës, studentët e mjekësisë kanë vendosur të ngujohen për të mbështetur dhe për t’u bashkuar me studentët e tjerë.
Ndërkohë në fakultetin e Ekonomikut mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve të tjerë të
cilët vijonin ngujimin në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Ato kanë vendosur që të vijojnë rezistencën me bojkot aktiv në mjediset e fakultetit duke shpallur dhe një agendë për ditën e nesërme.
Ndonëse dera kryesore e fakultetit ishte e mbyllur me dryn, punonjësit e sigurisë dhe policia e shtetit e gjendur para një numri të madh studentësh kanë vendosur të hapin portën dhe të lejojnë studentët të futen brenda.
Po ashtu studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në një deklaratë kanë shprehur mos pajtimin në lidhje me vendimet e dala nga mbledhja e Rektoratit. Sipas tyre po tentohet të shmanget fokusi qëllimi i vërtetë i protestës.
Ato kanë vendosur që të vijojnë rezistencën me bojkot aktiv në mjediset e fakultetit duke shpallur dhe një agendë për ditën e nesërme.
(M.Q/Faxweb.al)