Banorët dalin në protestë/ Shpërthejnë një zëri ndaj lali Erit: “Hajde po ta mbajti dhe do të vendosim flakën…”

0
189

Kur kanë mbetur pak muaj nga zgjedhjet lokale, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dy protesta që duhet të zgjidhë.

Përveç banorëve të Astirit, një grup banorësh nga ‘Bregu i Lumit’, që preken nga “Bulevardi i Ri” i Tiranës, po protestojnë këtë të hënë ndaj vendimit për prishjen e shtëpive dhe mos marrjes së dëmshpërblimit. Ata kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë dhe revoltën e tyre duke djegur goma.

Banorët kërkojnë praninë e kryebashkiakut të Tiranës, teksa brohorasin njëzëri “hajde po ta mbajti” dhe “do të të vendosim flakën”. Ata janë shprehur më parë se kryebashkiaku nuk e ka mbajtur fjalën e tij, përsa i takon dhënies së kompensimit për prishjen e banesave të tyre.

Protesta e banorëve të “Bregut të Lumit” ka filluar pas asaj të banorëve të “Unazës së Re” dhe Shkozës ndaj projektit “Unaza e Madhe”. Protesta e tyre e parë është shënuar në fundin e vitit të kaluar, më katër dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here