Fevziu e pyet për Baton Haxhiun, Meta: Kam njohur dikur një person me këtë emër

0
148

Presidenti Meta ka folur sot për herë të parë lidhur me mesazhin kërcënues të dërguar në adresë të tij nga Baton Haxhiu, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakaj të “sponsorizuar” prej tij për postin e ministrit të Jashtëm. I pyetur lidhur me këtë mesazh, Meta ka ironizuar hapur gazetarin kosovar duke deklaruar: “Kam njohur dikur një person me këtë emër, por nuk figuron që ekziston më ai që kam njohur unë”.

 

PJESË NGA INTERVISTA

 

Gazetari: Keni marrë një mesazh që më pas u bë publik nga gazetari Baton Haxhiu. Si jeni ndjerë pasi morët atë mesazh? Apo nuk e keni lexuar?

Presidenti Meta: Kam njohur dikur një person me këtë emër, por nuk figuron që ekziston më ai që kam njohur unë.

Gazetari: Si nuk të figuron më?

Presidenti Meta: Kam njohur dikur një Baton, por nuk më figuron më që ai person më siç e kam njohur unë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here