Mjekësia në Shqipëri lë shumë për të dëshiruara ngado ta kapësh dhe duke qenë se shteti nuk financon në to aq sa duhet, emigrantët shqiptarë në SHBA kanë blerë për spitalin e Kavajës pajisje për të me vlerë 500.000 dollarë.
Mirëpo, kjo dhuratë nuk “është mirëpritur” nga shteti shqiptar, pasi ka kërkuar taksë me vlerë 100 mijë dollarë për hyrjen e tyre në Shqipëri edhe pse emigrantët kishin paguar 15 mijë dollarë nga xhepat e tyre për transport.
Denoncimi i plotë nga Donald Dervishi:
- Skandal!
Falë shqiptarëve te USA dhe koordinatores Ina Farka për spitalin e Kavajes janë dërguar pajisje shëndetësore me vlerën 500,000$
Nga këto shteti shqiptar kërkon taks 100,000$
Shqiptaret e Amerikës paguan transportin rreth 15,000$ nga xhepat e tyre qe keto paisje t’i shkonin njerëzve ne nevoje!
Media duhet te investigoje. Si mund te presim ne qe gjerat te ndryshojnë ne Shqipëri, pa qene human?”