Nga Pallati me shigjeta deri te ‘Shqiponja’, dorëzojnë ofertat 6 kompani ndërtuese

0
134

Segmenti i shumëdebatuar i Unazës së Re, nga pallati me Shigjeta deri tek sheshi ‘Shqiponja” do të ndërtohet nga një kompani e re, që do të përzgjidhet nga 6 kompanitë që janë paraqitur në garën e dytë të hapur për këtë qëllim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kujtojmë se kompania e parë fituese DH Albania rezultoi fantazëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ditën e sotme në ora 11:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
2. GD Granit AD Skopje
3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
4. Geci sh.p.k.
5. ANK sh.p.k.
6. Baftjar Murati

Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.

Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.”

Pas deklaratës së PD-së sot se fituesja ishte paracaktuar, ARRSH tha se “u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave.

Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here