Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit që kryeministri Rama ka bërë ndaj Zërit të Amerikës. Rama së fundmi quajti kazan edhe prestigjozen Zëri i Amerikës, kazan të informuar nga mediat shqiptare.
Statusi:
Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!