Trump: Nuk kam punuar kurrë për Rusinë

0
137

“Nuk kam punuar kurrë për Rusinë dhe ju e dini përgjigjen më mirë se kushdo. Eshtë turp që e bëni këtë pyetje. Eshtë një mashtrim i madh” u tha presidenti amerikan gazetarëve. Komentet e tij erdhën pas raportit se FBI hetoi dyshimet mbi lidhjen e Trump me Rusinë dhe më pas ai shkarkoi drejtorin e Byrosë në 2017.

Raporti shkruan se Trump kishte parandaluar edhe ndihmësit e tij që të dinin përmbajtjen e bisedave që ka pasur me Putin gjatë samiteve të ndryshme. “Eshtë një lajm shumë i rremë. I kam pasur të gjithë në të gjithë takimet me liderë të ndryshëm”. “Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë dhe kjo është një gjë e mirë dhe jo një gjë e keqe” deklaroi presidenti amerikan.

Trump është edhe në qendër të hetimit të udhëhequr nga prokurori special Robert Mueller që po heton akuzat se kremlini ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here