Kushtetuta duket se e ndalon kryeministrin Rama të marrë detyrën e ministrit të Jashtëm. Neni 103 i Kushtetutës e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funskione të tjera. Të dy këto funksione veprojnë në përbërje të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht si titullarë të institucioneve. Pra vërtetë Kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Kryeministër.