Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për TV 1 Channel në Shkodër ka folur mbi aktualitetin politik ne vend ku ka pohuar se:
Vendi po kalon momente të vështira për shkak të politikës së Edi Ramës. Sot shqiptarët janë të pashpresë, varfëria në vend po kalon në ekstrem, nuk ka mundësi punësimi. 79% e të rinjve kërkojnë të emigrojnë sepse nuk ka mundësi punësimi, nuk ka meritokraci në këtë vend sepse Edi Rama përkrah krimin e organizuar dhe oligarkinë në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të vendit. U vërtetua nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë që Administrata Publike është kthyer në strehë të krimit të organizuar. Është kthyer në strehë të anëtarëve të Partisë së Rilindjes të paaftë.
Deputetët e Rilindjes rendin me lista në dorë për të punësuar militantë të rilindjes. Përgjimet nxorën zbuluar Edi Ramën, ku nga zyra e kryeministrit jepen urdhra se si të falsifikohen konkurset e punësimit. Edi Rama ka mashtruar shqiptarët për sa i përket Administratës Publike ku nuk punësohen në bazë të meritokracisë, por me listë partie dhe me urdhër të krimit të organizuar. Kjo u vërtetua nga përgjimet. Fundi i këtij kryeministri do jetë për të ardhur keq, sepse çdo veprim i tij rëndon drejtpërdrejtë mbi qytetarët dhe shqiptarët nuk do ja falin