Presidenti i Republikës Ilir Meta reagoi nga Lezha nëse do të dekretojë Kryeministrin Edi Rama edhe si Ministër të Jashtëm, pas refuzimit qe i beri Gent Cakajt per kete post.
“Do të japë një përgjigje të qartë, të përgjegjshme dhe shteruese, me qetësi, por pa dashuri brenda afateve kushtetuese”- nënvizoi ndër të tjera kryetari i shtetit.
Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?
Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.
Si e komentoni dorëzimin e Klement Balilit?
Presidenti Meta: E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.