Nëse ju ka shkuar ndërmend të pyesni veten se çfarë është trampizmi, si një shprehje e personalizimit të skajshëm të politikës dhe shtetit, atëherë më duhet t’ju them që në fillim se në thelb të tij është sharja e kundërshtarëve, dhe ajo që në gjuhën shqipe quhet “llapaqenëri”, shprehet Adi Krasta.
Por personalizmi i politikës dhe i shtetit i tejkalon fjalët dhe shprehjet frazeologjike, qoftë edhe shakatë me kripë si të Duçes. PPP-të dhe koncesionet e pothuaj gjithë aktivitetit ekonomik të vendit treguan një kokëfortësi tipike trampiste, ndërsa prishja e stadiumit të vjetër të periudhës musoliniane dhe ndërtimi në vend të tij i një kulle me stadium, trajtimi i shtetasve që largohen si turistë në kërkim të aventurës së vitit… Të gjitha këto janë aty.
Nëse vendosim prapashtesën “izëm” në fund të emrit, a e bëjmë ketë se shohim një linjë mendimi e veprimi të paravendosur, të kujdesshme e të balancuar, apo kemi të bëjmë me vendime që merren mbi bazën e instinkteve dhe impulseve të çastit, të udhëhequra nga një dëshirë populiste për të manipuluar bazën e vet që i jep një fitore të plotë tepsie?
Mbivlerësimin e fuqive intelektuale të vetes dhe të formimit, që megjithatë mbetet i dyshimtë. Mosvlerësimi i mendimit ndryshe dhe kërcënimi i tij. Pastaj spektakli, hedhjet e batutave denigruese andej këtej dhe stigmatizimet për të ardhur turp. Një lloj sjelljeje në dehje e sipër. Tani ka ardhur momenti i jashtëzakonshëm për të bërë një pyetje të jashtëzakonshme: Çfarë i shkaktohet vendit nëse do ketë një mandat tjetër gjysmëtepsie?
*Monologu i Adi Krastës në nisje të emisionit “A show” në News24.
360grade.al