Me video! Hapni syte para këtij mashtruesi

0
154

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas publikimit së fundmi, të përgjimeve, ku deputetë të Partisë Socialistë ndikonin tek zyrtarët e lartë për të punësuar në administratë, militantë të PS-së, nga “Zëri i Amerikës”.

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, shfaqi që në fillim, me video, kryeministrin tek deklaronte se e kishte shpëtuar vendin nga emërimet politike dhe  i vuri përballë, kronikën e djeshme të Zërit të Amerikës ku thuhej se përgjimet për Çukon ekspozonin farsën e punësimeve të tilla.

Vasili e ka konsideruar këtë si “kryeskandalin e punësimeve në Shqipëri dhe rrënimin politik, që qeverisja e Edi Ramës i ka bërë këtij procesi dhe me çfarë hipokrizie e ka dëndur opionin publik…. “Zëri i Amerikës” nuk është kazan, – theksoi Vasili,- as mediat e lira që denoncojnë. Ne kemi vetëm një batak që quhet Edi Rama dhe qeveria e tij. edhe njëhërë tjetër të dneruar qytetarë: Hapni sytë përpara këtij mashtruesi!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here