Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë. Në kujtim të masakrës së Reçakut, Meta në rrjetin social facebok shkruan: Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor.
Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithërruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës. Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!??