Sipas studentëve të Juridikut anëtarët e forumit rinor të Partisë Socialiste i kanë provokuar gjatë ditë së djeshme, teksa mboldhën firmat e disa studentëve për të vijuar procesin mësimor.
Një student i Juridikut deklaroi për gazetaren e BalkanWeb dhe News 24, Dorjana Bezat se qëndresa e tyre do të jetë deri në plotësimin e kushteve siç i kanë kërkuar ata dhe jo siç do t’i plotësojë shefi i qeverisë.
“Dje patëm një provokacion të forumit të PS, të cilët morën nismën për një peticion për të mbledhur firmat për të nisur mësimin. Për këtë arsye ne e cilësuam një provokacion. Kemi patur kontakte me pedagogët, presim një deklaratë të tyre, e cila do të jetë pa diskutim pro nesh.
Siç është deklaruar edhe në ditët më përpara, ngujimi ynë do të vijojë deri në plotësimin e 9 pikave ashtu siç duam ne të plotësohen dhe jo siç duan ata”, tha ai.
(n.m/BalkanWeb)