Më shumë se 11 mijë persona në të gjithë vendin paraqiten çdo ditë në qendrat shëndetësore dhe urgjenca, si pasojë e prekjes nga viroza të stinës.
Mes tyre, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë izoluar edhe rastet e para të prekura nga gripi, ku nuk mungojnë viruset A dhe AH1N1.
Në një situatë të tillë ISHP bën të ditur dhe apelon se, “ende nuk kemi jemi në situatë epidemie gripale, por sërish kërkohet të bëhet kujdes, veçanërisht për grupet e riskut”.
Edhe pse gripi është një infeksion i pa parashikueshëm, referuar situatës e një viti më parë, specialistët parashikojnë kulmin e epidemisë në fillim të muajit Shkurt.