Në 15 ditëshin e parë të muajit janar janë konfirmuar 15 raste me fruth.
Instituti i Shëndetit Publik sqaron se “Nga rastet e konfirmuara në laboratorin e këtij institucioni, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç”.
ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.
“Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishmë vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit”, informon ISHP.
Masat e ndërrmara nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:
– Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.
– Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror.
– Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.
– Vaksinim i personelit.
– Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.
– Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.
– Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.
– Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.
/Ora News.tv/