Pas pak minutash pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme plenare, e thirrur nga kryeministri Edi Rama ku pritet të votohen ministrat e dekretuar nga kreu i shtetit Ilir meta.
Në këtë seancë janë regjistruar të gjithë deputetët e PD-së për të folur të cilët pritet të denoncojnë të gjithë skandalet e qeverisë Rama.
Ndërkohë që në mediat e kapura nga qeveria thuhet se sot asnjë nga deputetët nuk mund të diskutojë pasi seanca është mbledhur vetëm për të votuar ministrat e rinj dhe për çdekretimin e atyre që ikin.,
Por PD duke ju referuar nenit 48 të Kushtetutës bën me dije se askush nuk mund të ndaojë deputetët e saj, për sa kohë ligji ju jep atyre të drejtën të flasin dhe diskutojnë në seancën plenare.
‘Perpara se te nise seanca, doja te te sqaroja pak per lajmet qe po perhapen se deputetet nuk paskan te drejte te diskutojne ne seance plenare. Neni 48 eshte shume i qarte. Jo vetem qe per perberjen flitet, por flitet deri ne 20 minuta’, deklarojnë burimet brenda PD për Syri.net.
Ja çfarë thotë konkretisht neni 48 i Kushtetutës: