“Me Balilin kemi bërë bingo”, zv/ministrja e Brendshme nuk përmbahet.
Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’, në News 24, u shpreh se arrestimi i Klement Balilit ka sjellë reagime të mëdha ndërkombëtare, gjë që do te pasojë nga të tjera lajme të rëndësishme.
Le të bëjmë një provë këtu në këtë studio, nëqoftëse javën që vjen, kemi një vizitë të rëndësishme, apo disa vizita të rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri, kjo do të thotë që është bërë bingo. Nëqoftëse. Ky është basti që unë vë!” , tha Kuko, në dritare me Rudinën.