Gjatë një interviste për Televizionin Fax News deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi paralajmëroi se opozita disponon fakte skandaloze të cilat do të bëhen publike në ditët në vazhdim.
Opozita ishte dje në Parlament për të gjitha çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, por siç e patë të gjithë u krye një akt tepër i rëndë nga ana e mazhorancës duke i hequr të drejtën e fjalës opozitës.
“Rama i bën të gjitha politikat, ministrat si të larguarit si të rinjtë janë vetëm emra. Pak rëndësi kanë, ikën një hajdut vjen një tjetër hajdut. Disa nga këto emra janë anonim por që i kanë shërbyer Ramës në një moment të caktuar. Edhe ata që njihen janë të njollosur pasi kanë falimentuar institucionet ku kanë punuar më parë. Asgjë nuk zgjidh ndryshimi i emrave në qeveri, zgjidhja vjen me largimin e Ramës, sepse është ai që duhet të largohet dhe duhet të mbajë përgjegjësi,” – u shpreh Vokshi ndër të tjera.
Ajo sqaroi se prezenca e opozitës dje në Kuvend vinte në një kohë të tillë në të cilën ajo kishte shumë për të folur. “Kishim shumë për të folur si për aferën e Teatrit Kombëtar, lirinë e medias, dhunimi i studentëve etj. Por qeveria nuk na lejoi. Opozita e ka bërë detyrën e saj si brenda Parlamentit si në takimet ditore me qytetarët si edhe denoncimet e skandaleve të kësaj qeverie nga deklaratat bëra nga selia e PD-së”.
Duke folur rreth vendimit të partive opozitare për të patur një marrëdhënie të kufizuar me Parlamentin, Voltana Ademi tha se aryseja që kemi patur marrëdhënie të kufizuar është sepse Rama nuk ka pranuar të përjashtojë nga Kuvendi deputetët e lidhur me krimin dhe kriminelët. Sipas saj, Rama jo vetëm nuk i ka larguar por i ka mbrojtur, ku ajo përmendi rastin e Tahirit, Xhafajt, Ballës etj.
“Ne kemi ofruar një zgjidhje për këtë situatë në të cilën ndodhet vendi dhe politika, dhe zgjidhja është VETING-u në politikë, por mazhoranca e rrëzoi projektligjin. Opozita disponon fakte të tjera skandaloze që do të bëhen publike në ditët në vijim për të parë se ku është përfshirë kjo qeveri. Do të ketë protesta shumë të mëdha,” – tha gjatë intervistës për Televizionin Fax News deputetja e PD-së Albana Vokshi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)