Tendenca të tjera që do të shfaqen këtë vit për gjithë dashamirësit e modës dhe make up-it .
1.Konturi nuk do të jetë më pjesë e rëndësishme e tualetit pasi ai në 2019 do të zëvendësohet me rouge. Mjafton të lyeni mollëzat dhe do të jeni perfektë për modën e këtij viti që sapo ka hyrë.
2.Tualeti i padukshëm
Duket se hyri pak që në fundin e 2018 por këtë vit ai mban vendin e parë. Ngjyra sa më të lehta dhe sa më natyrale, gati të padukshme.
3.Konturi i buzëve nuk ju duhet më
Nuk ka nevojë ti bëni buzët tuaja të duken më të plota sepse për 2019 mjafton buzëkuqi i lehtë në tonet e rozës.
4.Viti që iku ishte gjithashtu ai i përdorimit të pafundëm të highlihterit por ai shkëlqim nuk do t’ju duhet më. Shkëlqimi natyral i fytyrës tuaj do të jetë ai që do t’ju duhet për të rrezatuar.
5.Tonet e lëngshme të syve është mirë ti hidhni pasi në modë do të jetë e kundërta: tone sysh me ngjyra të forta dhe mat.
6.Një make up i shpejtë rastësor është ai që duhet të mësoni të bëni. Tualeti perfekt i instagramit nuk do ketë më shuam shikueshmëri.
7.Dhe pjesa e re e këtij viti është make up-i i festave: mbajtja e fytyrës natyrale por me buzët që shkëlqejnë në mënyrë të ekzagjeruar.