“U mbush kupa.” Shpërthejnë banorët: Jo nga Kamza por nga Saranda do e tërheqim zvarrë Ramën

0
142

Protesta në Unazën e Re vazhdon në ditën e saj të 75-së. Pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

“Ne jemi shembulli i gjithë Shqipërisë se kemi 75 ditë që luftojmë për shtëpitë tona. Jo nga Kamza, por edhe nga Saranda do vimë këtu ta tërheqim zvarrë Edi Ramën se e ka mbushu kupën.

Do t’na fusin në konflikt për një arsye vërtet madhore që të mbushë xhepat Edi Rama. Këtu po protesojmë, këtu është puna jonë. Në Unazën e Re vendosim ne, vendos sofrani. Por ti nuk di të mbash fjalën se je femër”, u shpreh një nga banorët.
Të  pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa paralajmëroi edhe revolta masive.

“Të dashur qytetarë siç kishim lajmëruar këtu do japin llogari. Seancën e fundit parlamentare nuk donin diskutime se e dinim që do flisnim për aferën korruptive të Unazës së Re. Ku më mirë sesa këtu në këtë shesh që ne e kemi bërë shesh heroik. Pa anulimin e projektit nuk do tëketë anjë hap nga kjo qeveri. Ndërkohë që ky zotëria kërkon negociata me studentët, bën sikur bën pseunegociata me disa banorë të astirit, por me sovranin nuk ka negociata. Ku nuk ka parlament dhe institucione, nuk mbetet gjë tjetër veçse revolta”, tha deputeti demokrat, Klevis Balliu.

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here