Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur dhe me fraktura pasi ka humbur ekuilibrin e motorit që ishte duke drejtuar.
Mësohet se 50-vjeçari me inicialet Xh. M., është plagosur dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit në afërsi të lagjes “1 Maji”.